Betis ka shënuar fitore me rezultat 4:3 kundër Celtic, në ndeshjen e parë të grupit G të Europa League.
Shtatë gola në Sevilla, dramë deri në sekondat e fundit.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Albian Ajeti, e hapi serinë e golave në minutën e 15-të, duke kaluar në epërsi Celtic-un, por minutat vijues nuk ishin me fat për ta.
Për Celtic shënuan Ajeti (15'), Juranoviq (27' - nga penalltia), Ralston (87') dhe për Betisin Miranda (32'), Iglesias (51'), Juanmi (35' e 53').
Betis starton me fitore, ndërsa Celtic mposhtet. Ajeti u paraqit titullar.