Në futbollin e Kosovës si gjithmonë ka befasi. Ferizaj e shkarkon Megzon Visokën nga pozita e kryetrajnerit por pas pak orëve gjen punë diku tjetër, emërohet në krye të Arbërisë së Dobrajës së Madhe.
“Megzon Visoka emërohet trajner i ri i KF Arbëria.
KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trajnerin Megzon Visoka dhe trajnerin kondicional Arsim Tershani.
Megzon Visoka në rolin e trajnerit ka qenë tek disa klube të Ligës së parë dhe është njohës i mirë i futbollit të Kosovës, i çertifkuar në kategorinë Uefa Pro.
Arsim Tershani rikthehet tek Arbëria në rolin e trajnerit kondicional, rol të cilin e luajti edhe në dy edicionet e fundit.
Kryesia e KF Arbëria ju dëshiron suksese shtabit teknik, njëkohësisht u uron shëndet dhe punë të mbarë”, njofton KF Arbëria.