Dramë e madhe u zhvillua në stadiumin "Philips" në Eindhoven.
PSV Eindhoven si vendas barazon me rezultat 2:2 me Sociedadin, në takimin e vlefshëm të grupeve në Europa League.
Futbollisti shqiptar nga Kosova, Adnan Januzaj, me nënshtetësi të Belgjikës, tregoi lojë të mirë dhe realizoi në minutën e 34-të për rezultatin 1:1.
Për PSV shënuan Gotze (32') e Gakpo (54') dhe për Sociedadin Januzaj (34') e Isak (39').
Monaco kryeson me 3 pikë në grupin B, pasojnë Sociedad 1, PSV 1 dhe Sturm me 0 pikë.