Humbja me Bayernin ka lënë pasoja të mëdha te Barcelona. Dhe për trajnerin Ronald Koeman ka nisur numërimi mbrapsht.
As qëndrimi deri në të gdhirë të së mërkurës, por edhe vetëm e mërkura nuk kanë qetësuar ujërat e turbulluara në “Camp Nou”.
Fillimisht u fol se Barcelona ka vendosur t’i japë 3 ndeshje kohë trajnerit për të ndryshuar rrjedhën e sezonit dhe për të shpëtuar fytyrën e tij.
Por situata në Barcelonë po ndryshon shpejt dhe shkarkimi i Kumanit mund të bëhet realitet pa pritur javën e ardhshme, për të mos folur për tri takimet e radhës.
Të paktën duke iu referuar televizionit spanjoll “TV3” si dhe gazetës “AS”, disa pjesëtarë të kupolës drejtuese të Barcelonës kanë shtuar presionin mbi presidentin Laporta për shkarkimin e teknikut holandez.