Kroati i famshëm Mirosllav Çiro Bllazheviq, njeriu që la gjurmë në kryeqytetin e Kosovës, si trajner në klubin e futbollit Prishtina gjatë vitit 1985, duket më mirë me shëndet pasi ai u diagnostikua përsëri me kancer.
“Trajneri legjendar i futbollit kroat, Miroslav Çiro Bllazheviq, po ecë përsëri në rrugët e kryeqytetit tonë.
Ai u kap nga kamerat e fotoreporterëve.
Çiro, si gjithmonë me një buzëqeshje të madhe, ai ecte i qetë nëpër qendër të Zagrebit”, shkruan mes të tjera media kroate “24 sata”.
Ish trajneri i Prishtinës së kohës së kapitenit Fadil Vokrri, 86 - vjeçari shpreson se do ta gjunjëzojë këtë sëmundje të keqe.