Skuadra shqiptare, FC Iliria Solothurn, do të ndeshet me kampionin e Zvicrës, Young Boys, në kuadër të Kupës së Zvicrës.
Është një sfidë e mirë për skuadrën Iliria ani pse Young Boys është super favorit.
Ajo që bie në sy, një fotografi e paraqitur nga “20min”, ku shihet shqiponja gjigante dykrenore, në një ndeshje të Ilirisë.
“Young Boys do të shkojë në Solothurn për të luajtur për Kupë ndaj FC Iliria nga divizioni i dytë rajonal”, shkruan mes të tjera “20min”.
Ndeshja luhet të dielën e 19 shtatorit, në orën 16.00.