Juventus e ka mbyllur bilancin e këtij viti me një humbje prej 209.9 milionë euro, në krahasim me 89.7 milionë euro të bilancit të mëparshëm.
Kjo humbje e madhe ka ardhur edhe për shkak të të ardhurave më të pakta (92.7 milionë euro) kryesisht për shkak të pandemisë.
Bilanci është miratuar nga Këshilli Administrativ i klubit bardhezi.
Në komunikatën për shtyp të klubit torinez është folur edhe për Super League:
“Mbetemi të bindur për legjitimitetin e projektit”.