Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 17.09.2021, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së katërt të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
Vendimet:
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së katërt të BKT Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe medieve vendosi për:
Inicim disiplinor
ndaj delegatit Osman Lajqi.; motivi: Nuk i ka përmbushur detyrat e delegatit në ndeshjen e xhiros së tretë të Viva Fresh Ligës së Parë Grupi A, Trepça- Vëllaznimi, e ndërron protokollin zyrtar të ndeshjes ndërmjet të dy pjesëve, nuk evidenton largimin e personit për siguri, përdor fjalor të papërshtatshëm për nivelin e delegatit. Sipas protokollit të ndeshjes dhe ankesës së KF ”Trepça” dhe KF ”Vëllaznimi”.