Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, është kthyer në kujdesin intensiv.
Braziliani u largua nga kujdesi intensiv tre ditë më parë, pas operacionit për shkak të tumorit në zorrën e trashë, sot ai u kthye në të njëjtin spital
"Albert Einstein" në Sao Paulo, transmeton ESPN Brazil.
Mediat vendase shkruajnë se gjendja e ish -futbollistit është përkeqësuar përsëri.
Pele ishte shtruar në spital deri të martën, pasi tumori i tij ishte hequr më 6 shtator, pas së cilës ai njoftoi me një mesazh tifozëve se ishte mirë.
Sot ka lajme të këqija, ai sërish në spital.