Ballkani-Llapi, Malisheva-Feronikeli, ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

Futboll

Ballkani-Llapi, Malisheva-Feronikeli, ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 10:35
Superliga e Kosovës

Superliga e Kosovës rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e pestë të sezonit të ri 2021/22.

Derbi i ditës së sotme do t'i takojë ndeshjes mes Ballkanit dhe kampionit të Kupës dhe Superkupës së Kosovës, skuadrës së Llapit.

Po ashtu, ndeshje do të zhvillojë edhe skuadra e sapo inkuadruar në Superligën e Kosovës Malisheva, e cila e pret në shtëpi skuadrën e Feronikelit.

Pas katër xhirosh, tabela e Superligës kryesohet nga skuadra e Drenicës që gjendet në kuotën e 10 pikëve, dy më pak se Ballkani e Drita që gjenden në pozitat dy, respektivisht tre.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjindet skuadra e Ulpianës me vetëm një pikë, një më pak se Prishtina, Dukagjini dhe Llapi.

Programin e plotë të ndeshjve në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë.

16:00 FC Ballkani - KF Llapi (Stadiumi Suva Reka)

16:00 Malisheva - Feronikeli (Stadiumi Liman Gegaj).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat