Barcelona interesohet për Sterlingun

Futboll

Barcelona interesohet për Sterlingun

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 11:12
Raheem Sterling.

Barcelona është duke shikuar mundësinë e marrjes në formë huazim të Raheem Sterling.

Sport raporton se Barça do të tentojë për sulmuesin në afatin kalimtar të janarit.

Sterling nuk është më i preferuari i Pep Guardiolës si vite më parë dhe është i hapur për t’iu bashkuar ish shokut, Sergio Aguero në Camp Nou.

Sterling po luan sezonin e shtatë te City, ka bërë 297 paraqitje, ka shënuar 115 gola. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat