Xhiro e pestë e Premier Ligës angleze do të vazhdojë sot, ku do të kemi disa ndeshje tejet interesante.
Mbrëmë, në kuadër të kësaj xhiroje, u zhvillua ndeshja mes Leeds United e Newcastle, takim ky që përfundoi pa fitues me rezultat 1:1.
Ndeshja hapëse e ditës së sotme do të jetë mes Wolverhampton e Brentford, kurse dy nga takimet më interesante do të jenë mes Liverpool e Crystal Palace dhe Manchester Cityt e Southampton.
Pas katër xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson Manchester United me 10 pikë, aq sa kanë edhe Chelsea, Liverpooli e Evertoni.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjendet skuadra e Norwich Cityt, ku pas katër ndeshjeve nuk e ka asnjë pikë të arkëtuar.
Programin e plotë të ndeshjeve që do të zhvillohen sot në Premier Ligën angleze e gjeni më poshtë.
13:30 Wolverhampton - Brentford (Stadiumi Molineux)
16:00 Burnley - Arsenal (Stadiumi Turf Moor)
16:00 Liverpool - Crystal Palace (Stadiumi Anfield Road)
16:00 Manchester City - Southampton (Stadiumi Etihad)
16:00 Norwich City - Watford (Stadiumi Carrow Road)
18:30 Aston Villa - Everton (Stadiumi Villa Park)