Skuadra e Barcelonës momentalisht ka shumë pak opsione në sulm, pasi janë të lënduar futbollistë si Serhio Aguero, Ousmane Dembele dhe Martin Braituajt. Kjo ka shtyerë drejtuesit e klubit që të fillojnë kërkimet për opsione të reja në këtë repart.
Sipas gazetës ‘SPORT’, ‘Blaugranët’ po mendojnë huazimin e futbollistit të Man. Cityt, Rahim Sterling.
Sterling ka humbur vendin startues në formacionin e Pep Guardiolas dhe thuhet se është i hapur për një largim në merkaton e janarit.
Sulmuesi dëshiron të kalojë Spanjë ku do të ketë më shumë minuta dhe do të luajë së bashku me ish-shokun e skuadrës, Serhio Aguero.