Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për Matthias Ginter.
Kontrata e gjermanit me Borussia Monchengladbach skadon në verën e vitit të ardhshëm, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje për rinovimin e saj.
Kësisoj, “AS” raporton se madrilienët janë duke monitoruar situatën e mbrojtësit dhe po planifikojnë që të arrijnë marrëveshje me të që në janar.
Nëse arrihet një marrëveshje, atëherë 27-vjeçari te “Los Blancos” do të kalonte si lojtar i lirë në verën e vitit 2022.
Chelsea, Inter, Bayern Munich e Barcelona raportohet se janë klubet tjera të interesuara për Ginter.