Nuk ka asnjë intervistë të Drenthe, që nuk lë një titull vështirë për t’u harruar.
Ne kemi dëgjuar prej tij se “në Rusi kishte vodka në autobusin e ekipit” deri te “Robinho e ktheu bodrumin e tij në Madrid në një klub nate”
. Shumë nga këto dëshmi i referohen asaj pjese jashtë futbollit të holandezit dhe asaj kohe që kaloi në Madrid.
Tani, holandezi ka folur për revistën “Voetbal International”, ku e bëri të qartë admirimin e tij për Cristianon dhe etikën e tij të punës:
“Në kulmin e moshës time, nuk bëja shumë stërvitje. 75 për qind e grupit ishte pastruar pas stërvitjes, kishte bërë dush dhe më pas shkuar direkt në shtëpi. Ronaldo ishte duke bërë një stërvitje shtesë, ndërkohë, në palestër ose me goditje dënimi.
E kam parë me sytë e mi sa investonte ai për veten si futbollist, shumë më tepër sesa lojtari mesatar”, tha Drenthe: