Me fillim nga ora 16:00 do të fillojë ndeshja mes Liverpoolit dhe Crystal Palace, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të Premier Ligës angleze.
Të dy skuadrat rikthehen nga fitoret në ndeshjet e tyre të fundit, ku Liverpooli mposhti Milanin 3:2 në Ligën e Kampionëve, ndërsa Crystal Palace e mposhti me rezultat 3:0 skuadrën e Tottenham.
Për ndeshjen e sotme, tek Liverpooli nuk do të paraqiten Firmino, Elliot dhe Williams, kurse tek Crystal Palace do të mungojnë Eze, Ferguson dhe Schlupp.
Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do ta fillojnë ndeshjen, dhe ato i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Milner, Konate, Van Dijk, Tsimikas; Henderson, Fabinho, Alcantara; Salah, Jota, Mane
Crystal Palace (4-3-3): Guaita; Mitchell, Guehi, Andersen, Ward; McArthur, Kouyate, Gallagher; Zaha, Benteke, Ayew
16:00 Liverpool - Crystal Palace (Stadiumi Anfield Road)