Aventurë e re për sulmuesin e njohur, Marko Marin.
32-vjeçari ka firmosur kontratë me skuadrën e Ferencvaroshit, nga ku do të bëhet shok ekipi edhe me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi hungarez me anë të postimeve në kanalet e saja zyrtare.
Më parë Marko Marin ka qenë pjesë edhe e Çelsit, Fiorentinës, Sevijas, Verder Bremen, Anderleht, Trabzonspor, Borusia Mysheglabah, Al-Ahli, Crvena Zvezda dhe Al-Red.
Në palmaresin e tij, Marko Marin ka dhe dy Europa Liga të fituara në sezonin 2012/2013 me Çelsin dhe 2013/2014 me Sevijan.