Momentalisht janë duke u zhvilluar katër ndeshje në kuadër të xhiros së pestë të Premier Ligës angleze, ku tanimë kanë përfunduar pjesët e para.
Skuadra e Arsenalit është në epërsi minimale 1:0 kundër Burnleyt, njëjtë sikurse edhe Liverpooli që është duke udhëhequr ndaj Crystal Palace me rezultat të njëjtë.
Në anën tjetër, kampioni i Premier Ligës Manchester City nuk ka arritur ende ta zhbllokojë rezultatin në ndeshjen si vendas kundër Southamptonit.
Rezultatet e pjesëve të para në ndeshjet e Premier Ligës angleze i gjeni më poshtë.
Burnley 0 - 0 Arsenal
Liverpool 1 - 0 Crystal Palace
Manchester City 0 - 0 Southampton
Norwich City 1 - 1 Watford