Bayerni është në formë më të mirë si në kampionatin gjerman si në garat ndërkombëtare.
Kampioni gjerman nuk e kurseu Bochum-in, duke e demoluar me rezultat 7:0.
Futbollistët bavarezë shtruan lojë të shpejtë e të hapur, siç thuhet në zhargonin sportiv, luajtën si macja me miun me kundërshtarin, 7 copa në ‘kajmak’.
Golat i shënuan Sane (17'), Kimmich (27' e 65'), Gnabry (32'), Lampropoulos (43'-autogol), Lewandwsoki (61'), Choupo - Moting (79').
Lewandowski me 7 gola i prin listës së shënuesve në Bundesliga I.
Pas së pestë jave, Bayerni kryeson me 13 pikë, ndërsa Bochum është në pozitën e 17-të me3 sosh.