Legjenda e futbollit botëror, Pele, ka zbuluar se ai është shumë mirë pavarësisht “një hapi të vogël prapa” gjatë kësaj jave. Në fillim të muajit, 80-vjeçari iu nënshtrua operacioni për të hequr një masë tumorale më aparatin tretës.
Tri here fituesi i Kupës së Botës pritej të kthehej në shtëpi, pasi doli reaminacioni në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo të martën.
Gjithsesi, nga Brazili raportojnë se 80-vjeçari ishte kthyer në kujdesin intensiv.
“Miqtë e mi, jam ende duke u shëruar dhe ndihem shumë mirë. Sot u vizitova nga anëtarët e familjes dhe vazhdoj të buzëqesh çdo ditë. Faleminderit për gjithë dashurinë që marr nga ju,” – reagoi Pele në Instagram.
Vajza e tijm Kely Nascimento, dha informacione mbi përparimin e babait të saj pas operacionit që iu nënshtrua në shtator.
“Anembanë botës janë në ankth për shëndetin e babait. Kjo fotografi është bërë tani. Ai po shërohet mirë dhe brenda kufijve normalë.
Dje (e enjte) ai ishte i lodhur dhe bëri një hap të vogël prapa. Sot, dy përpara. Dua të falënderoj përsëri ekipin mjekësor …!