Trajneri Jurgen Klopp është sikur në qiellin e shtatë me fitoren e sotme ndaj skuadrës londineze, Crystal Palace.
“Redsat” shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së pestë të Premier League në futboll.
Në minutën e 43-të, Sadio Mane nga afërsia shënon për Liverpoolin.
Në minutën e 78-të, Mohamed Salah realizon dhe i jep qetësinë Liverpoolit. Keita në minutën e 90-të, vulos fitoren në 3:0.
Liverpooli kryeson me 13 pikë, ndërsa Crystal Palace renditet në pozitën e 13-të me 5 pikë.