Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, me Norwich-in, nuk shohin ditë të bardha në pesë javët e para në Premier League, duke pësuar të gjitha humbjet.
Rashica u paraqit nga minuta e parë por nuk iu shkoi me Watfordin.
Norwich si vendas pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Watfordit.
Për Norwich-in shënoi futbollisti Pukki (35') dhe për Watfordin Dennis (17'), Sarr (63' e 83').
Norwich është në fund të tabelës me 0 pikë dhe Watford në pozitën e 10-të me 6 pikë. Rashica ka luajtur sot 87 minuta dhe ende nuk po e gjen as golin e parë të tij personal.