Arsenali kthehet me tri pikë të rëndësishme nga stadiumi “Turf Moor”, duke e mposhtur me rezultat 1.0 Burnley, në takimin e javës së pestë të Premier League.
Futbollisti Martin Odegaard shënoi eurogol në minutën e 30-të.
Ai nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, godet me mjeshtri mbi barrikadën e rivalin dhe plason topin në këndin e djathtë të epërm.
Granit Xhaka mungoi për shkak të kartonit të kuq.
Trajneri Arteta i gëzohet kësaj fitore për faktin se po i jep qetësinë pas startit të keq.
Arsenali ngritët në vend të 12-të me 6 pikë dhe Burnley është i 19-ti me 1 pikë.