Malisheva po tregon fuqinë në elitën e futbollit të Kosovës.
Debutuesi sot me fitoren që ka shënuar me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit nga Drenasi, tregoi edhe një herë se nuk janë rastësisht në elitë.
Në minutën e 62-të, Donat Vitia shënon golin e fitores për Malishevën.
Kryetrajneri Arsim Thaçi, ka përgatitur një ekip të fortë dhe po shkakton senzacion të paktën në pesë javët e parë, ku Malisheva aktualisht renditet në pozitën e dytë me 10 pikë apo me 3 fitore, 1 barazim e 1 humbje, ndërsa Ferinikeli mbetet në pozitën e 6-të me 6 sosh.