Atletico Madridi dështoi si vendas, duke arritur vetëm një pikë në përballje me ekipin bask, Athletic Bilbao.
Ballafaqimi mes tyre përfundoi me rezultat të bardhë, 0:0.
Pikë e madhe për ekipin e Bilbaos, e cila nuk njeh humbje në pesë javë e para, ka dy fitore e tre barazime.
Në minutën e 78-të, skuadra nga Madridi mbetet me një lojtar me pak, Joao Felix përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.
Atletico kryeson me 11 pikë pas pesë jave në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa Atletic Bilbao zë vendin e 4-të me 9 pikë. Bilbao u tregua “kockë e fortë” për rivalin.
Te dy ja skuadra janë të pamposhtura në pesë javët e para.