Skuadra e Veleshtës nga Struga ka shënuar fitore të madhe kundër Vardarit të Shkupit, me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 4-të të Ligës së dytë-Perëndim.
Edhe pse Veleshta nga fillimi i takimit dominoi në lojë, Vardari ishte i pari që kaloj në epërsi me golin e Nikolovit. Me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë. Në gjysmëlojën e dytë Veleshta barazoi në minutën e 57-të me anë të sulmuesit të talentuar Mirlind Dauti, i cili me këmbën e majtë nga disa metra vendosi topin në rrjetën e mysafirëve për 1-1.
Ndërsa, në minutën e 62-të veleshtarët përmbysën rezultatin në 2-1. Ishte një mjeshtëri e kapitenit Nijas Lena nga penalltia, i cili shënoi gol në stilin “Panenka”, duke e mposhtur portierin Ilic.
Deri në fund të takimit vendësit ruajtën me shumë sukses rezultatin dhe në fund festa ishte e madhe.
Është kjo fitorja e parë e Velështës në sezonin e ri dhe tani me 4 pikë renditen në vendin e tetë.
Rezultatet e javës së 4-të
Besa-Korabi 1:2
Kadino-Gostivari 0:0
Veleshta-Vardari 2:1
Sileks-Voska Sport 2:0
Ohrid-Teteks 0:1
Tabela:
1. Sileks 12
2. Korabi 7
3. Teteks 7
4. Voska Sport 6
5. Besa 1976 6
6. Kadino 5
7. Vardari 4
8. Veleshta 4
9. Ohrid 3
10. Gostivari 2
Java e 5-të, 25 shtator 2021, ora 15:00.
Teteks-Sileks
Gostivar-Ohrid
Korabi-Kadino
Vardar-Besa 1976
Voska Sport-Veleshta