Interi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6:1 kundër Bologna-s, në ndeshjen e javës së 4-të të Serie A në futboll.
Zikaltrit me këto tre pikë rikthehen në krye të tabelës, por kanë një ndeshje më shumë se rivalët.
Kampioni turpëron keq ekipin e trajnerit Sinisha Mihajlloviq.
Qysh në 45 minutat e parë gjithçka ishte e qartë, kur avancuan me 3:0.
Për Interin shënuan Martinez (2'), Skriniar (30'), Barella (34'), Vecino (54'), Dzeko (63' e 68') dhe për Bolognan Theate (86’).
Interi është në krye me 10 pikë, ndërsa Bologna që njoftohet me humbjen e parë, renditet në pozitën e 7-të me 7 sosh.