L’Equipe ka zbuluar detajet e kontratës së Messi-t me PSG dhe, sipas së përditshmes franceze, ish-ylli i Barcelona-s do të fitojë 110 milionë euro nëse do të qëndrojë në Paris deri në 2024-ën.
Leonardo, drejtori sportiv i klubit francez, ka përgënjeshtruar gjithçka duke e cilësuar lajmin si “I papranueshëm dhe plotësisht fals”.
“Është një mungesë respekti dhe nuk na pëlqen.
Është një lajm shumë larg së vërtetës, si për sa i takon kohëzgjatjes së kontratës ashtu edhe për shifrat. Mund të them se kontrata është dyvjeçare”.