E ardhmja e Ronald Koeman është në dyshim serioz sidomos pas humbjes turpëruese nga Bayerni i Mynihut.
Tani nga mediat e ndryshme kanë filluar ta qarkullojnë emra të ndryshëm se kush mund ta pasojë atë në stolin e Barçës dhe ish-mesfushori spanjoll Xavi Hernandez është emri që shihet si njeriu më i afërt për këtë detyrë.
“El Nacional” raporton se Xavi, nëse do të emërohet si pasues i Koeman do të shikonte për të hequr një numër të madh të yjeve nga skuadra e Barcelonës.
Lojtarët që do të rrezikohen nëse bëhet një ndryshim në ditët në vijim janë Philippe Coutinho, Martin Braithëaite, Luuk de Jong, Sergino Dest, Clement Lenglet, Sergio Aguero dhe Samuel Umtiti.