Klubi Vellaznimi Bernkastel-Kues, i cili u hap në pranverë, është në vendin e fundit në tabelë në ligën rajonale C II Mosel në Shoqatën e Futbollit të Rheinland.
“Por presidenti Janni (vër. jonë Shkëlzen) Gashi nuk e lejon veten të dekurajohet. Ai mendon për shtigje të gjata dhe fillimisht fokusohet në ndërtimin e infrastrukturës.
Kosovari 53-vjeçar ka ngritur zyrën e klubit të ri nga kati i poshtëm në katin e sipërm të një restoranti që ai drejton në qytetin e vogël Bernkastel-Kues”, shkruan mes të tjera fussball.de, portali numër një i federatës gjermane.
.
Gashi, foto: Andreas Arens]
"Nëse jeni duke ndërtuar një shtëpi, duhet të filloni edhe me bodrumin. Një themel i mirë është tepër i rëndësishëm", - thotë Gashi.
Tre punonjës me kohë të pjesshme dhe djali i Gashit, Denisi, kujdesen për organizimin e shoqatës.
Gjithçka është e organizuar mirë.
Brenda pak muajsh, KF Vëllaznimi në Gjermani ishte në gjendje të tubonte 150 anëtarë dhe shumë donatorë. "Bashkatdhetarët këtu nga rajoni i Trierit dhe madje edhe më gjerë dalin dhe duan të na mbështesin", - raporton me krenari shefi i klubit.
Klubi i tij nuk duhet të jetë vetëm shtëpia sportive e kosovarëve apo shqiptarëve. Integrimi është shumë i rëndësishëm për Gashin. Këtu ka edhe gjermanë po ashtu edhe dy janë turq, klub me shumë kombësi. Gashi gjithashtu i kushton një rëndësi të madhe marrëdhënieve miqësore me kundërshtarët.
"Ragip Xhaka erdhi posaçërisht nga Zvicra për të mbështetur ekipin në ndeshjen hapëse.
Është babai i ish-lojtarit të M.Gladbach dhe aktualisht i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, që luan me Arsenalin në Londër qe pesë vite", shkruan mes të tjera.
“Familja Xhaka janë miqtë e mi”, thotë Gashi.