I ftuar në studiot e Sky për të folur për librin e tij “Isha Njeriu Merimangë”, Walter Zenga, ish-portier dhe trajner, ka folur në lidhje me mundësinë për të drejtuar Inter-in në të kaluarën.
“Të drejtosh skuadrën e zemrës nuk është një e drejtë që të takon sepse ke luajtur njëzet vite aty. Duhet ta meritosh”, ka thënë Zenga.
“Duket se ecuria ime si trajner nuk e ka ndezur dëshirën e drejtuesve për të më marrë tek Inter”.
Megjithatë, mundësia për t’u bërë trajner zikaltër ka qenë në të kaluarën.
“Po, dy herë. Hera e parë ka qenë kur u largua Mazzarri. Më pas, tejtra, për të marrë vendin e Stramaccioni-t. Jo, më falni, kur u largua Benitez dhe erdhi Leonardo”.
Për momentin, Zenga është pa ekip dhe eksperienca e tij e fundit ka qenë në stolin e Cagliari-t në 2020-ën.