Dukagjini nga Klina dhe Prishtina, skuadra që ende nuk e kanë shijuar fitoren e parë në edicionin e ri të BKT Superligës së Kosovës.
Dukagjinasit dhe prishtinasit kanë nga dy barazime e dy humbje.
Finalisti i Kupës së Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar, Dukagjini ka përparësinë e fushës, ndërsa kampioni në fuqi Prishtina beson e shpreson në cilësi.
“Njoftohen te gjithë dashamirësit e futbollit qe ndeshja e javës se pestë, e që zhvillohet sot nga ora 15:00 ndaj Prishtinës për shkaqe të kufizimit me 5% te kapacitetit, për shitje janë vetëm 200 bileta.
Biletat shitën tek stadiumi nga ora 13:00 - 14:30. Njëkohësisht kërkojmë te respektohen masat anti-covid (maskat dhe distanca). Gjithashtu kërkojmë falje dhe njëherit edhe mirëkuptim”, njofton FC Dukagjini.
Prishtina dhe Dukagjini renditen në vend të shtatë përkatësisht të tetë me nga 2 pikë.