Juventusi interesohet për yllin e Arsenalit

Futboll

Juventusi interesohet për yllin e Arsenalit

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 14:05
Juventusi interesohet për yllin e Arsenalit

Juventus është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette qysh në afatin e janarit.

“Bianconerët” humbën shërbimet e Cristiano Ronaldos muajin e kaluar, por nënshkruan me Moise Kean.

Sidoqoftë, duan edhe një tjetër sulmues dhe Calciomercato raporton se Lacazette është në ‘radarin’ e tyre.

Lacazette ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Topçinjtë” dhe klubi nuk ka plane të nis negociatat për rinovimin e mundshëm.

Lacazette mund të nënshkruajë parakontratë në janar, por “Bianconerët” duan ta kompletojnë menjëherë transferimin.

Lacazette vetëm zëvendësues në dy ndeshje këtë edicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat