Ditë e keqe për Ismajlin dhe Bajramin në Serie A

Futboll

Ditë e keqe për Ismajlin dhe Bajramin në Serie A

Nga: K.Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 14:18
Ditë e keqe për Ismajlin dhe Bajramin në Serie A

Sampdoria u tregua shumë e fortë për Empolin, duke e mposhtur me rezultat 3:0, në ndeshjen që u  zhvillua në stadiumin “Carlo Castellani” në Empoli. 

Mysafirët treguan lojë të mirë dhe shfrytëzuan rastet.

Futbollistët Caputo (31' e 52') dhe Candreva (70') shënuan për fitoren e thellë të Sampdorisë.

Reprezentuesit e Shqipërisë, Ardian Isnajli e Nedim Bajrami, luajtën titullarë dhe patën ditë të keqe me Empolin. Bajrami u zëvendësua në minutën e 78-të.
  
Sampdoria shënon fitoren e parë e cila renditet në vend të 11-të me 5 pikë dhe ka dy më shumë se Empoli që gjendet katër pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat