Victor Osimhen është njeriu i momentit te Napoli.
Dy golat e shënuar nga Leicester i kanë dhuruar një barazim shumë të rëndësishëm skuadrës në Europa League dhe sulmuesi nigerian duket se po tregon më në fund potencialin e tij të madh.
Skuadra e mëdha të Europës kanë kthyer sytë nga ai, por De Laurentiis është gati.
Sipas Gazzetta dello Sport, numri një i Napoli-t e ka fiksuar në 100 milionë euro çmimin e lojtarit.
Një shifër shumë e lartë, e ndikuar nga potenciali i lojtarit dhe nga shuma e shpenzuar për ta marrë nga Lille (70 milionë euro).
Skuadrat e interesuara janë Manchester City, Real Madrid dhe Manchester United, por edhe PSG nëse do të humbasë Mbappe, ose Tottenham nëse do të detyrohet të heqë do rë nga Harry Kane.