Java e pestë në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet sot (e diel) me tri takime në program.
Gjilani do t’i bëjë “konak” skuadrës së promovuar së fundmi në elitën e futbollit , Ulpianës në stadiumin e qytetit në Gjilan.
“Kuqebardhët” llogariten favorit për t’i ndalur pikët e plota në shtëpi, megjithatë lipjanasit synojnë fitoren e parë në Superligë.
Kjo përballje fillon nga ora 16:00 dhe formacionet tashmë janë bërë publike.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliqi, Progni, Rrapa, Beqja, Torassa, Hajdari, Krasniqi, Useini, Musolli, Veliu, Hoxha.
Ulpiana: Blakçori, Santos, Rapuca, Makolli, Emini, Shala, Gjoni, Haliti, Rezi, Junior, Shkalla..