Mesfushori Demir Imeri, realizoi një gol “alla Insinje” në barazimin 1-1 që skuadra e Egnatias arriti në transfertë ndaj Tiranës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, 25-vjeçari u shpreh:
"Të jem i sinqertë morëm një goditje me Kukësin. Pika me Tiranën vlen shumë. Goli ishte motivim plus për mua. Na bën mirë që të ecim përpara.
E dimë kualitetin që kemi në ekip. Ndaj Kukësit nuk ishim ne. Donim të tregonim karakter dhe këtë gjë e treguam. Besoj se gradualisht do të rritemi, duke punuar.
Me klubin e Vllaznisë nuk arritëm të rinovojmë dot, kisha dhe oferta të tjera në Superiore, isha gati për tu transferuar jashtë, në momentin e fundit u prish. Më pas erdhi Egnatia, një klub me ambicie, që më bindi”, u shpreh Imeri.