Shkupi barazohet me pikë me liderin e tabelës, Akademia Pandev.
Skuadra shqiptare, Shkupi, pas një kohet të gjatë rikthehet në stadiumin “Çairi” dhe rezultoi me fitore bindëse, me rezultat 3:0 ndaj Borecit nga Velesi.
Golat i realizuan Cvetanovski (5’) e Sandej Adetunji (45’ e 67’)
Pas javës së shtatë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkupi renditet në vend të dytë me 14 pikë sa ka edhe i pari Akademia dhe Boreci renditet në pozitën e 9-të me 7 pikë.