Elbasan Rashani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit francez Ligue 1.
Sulmuesi i Kosovës ka arritur të shënoj golin e barazimit për skuadrën e tij Clermont 1:1 ndaj Brest.
Vushtrriasi e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen, derisa ka realizuar me kokë për 1-1 në minutën e 65-të.
Për Rashanin ky ishte goli i katër këtë edicion në Ligue 1, derisa ka bërë edhe dy asistime.