Në ndeshjen Gjilani – Ulpiana, ka ndodhur diçka jo shumë e pazakontë për futbollin e Kosovës. Tifozët e Gjilanit në kor shanë dhe ofenduan rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Lirim Kastrati.
Krejt kjo pa kënaqësi ndodhi si pasojë e penalltisë të akoorduar për skuadrën e Ulpianës.
Penalltia e akorduar u përsërit dy herë, pasi që mbrojtësi i skuadrës së Gjilanit, Oltion Rrapa u futë në zonën e 16 metërshit para se të ekzekutohej penalltia nga sulmuesi brazilian – Santos, shkruan Insporti.
Pas golit të shënuar nga Santos, një tifoz i Gjilanit u futë brenda fushës dhe tentoi që të sulmonte referin kryesor të ndeshjes – Lirim Kastratin.