Jeta e Kristian Eriksen nuk është më e njëjtë që pas atakut kardiak që pësoi në sfidën ndaj Finlandës në Kampionatin Europian.
Interi i dha kohë të plotë mesfushorit të ndjekë rikuperimin e tij duke mos e larguar nga skuadra.
Sidoqoftë, nuk dihet ende nëse Eriksen do të mund të luaj më në Itali, pasi rregullat nuk e lejojnë një futbollist me defribilator në zemër të zbresë në fushën e lojës.
Por mediat daneze kanë bërë publike një hipotezë të re sa i përket të ardhmes së 29-vjeçarit. Sipas ‘’Sport Fyb’’, Eriksen po përgatitet të rikthehet në Danimarkë për të vazhduar karrierën futbollistike dhe skuadra e zgjedhur nga vetë mesfushori është Odense, pikërisht aty ku u rrit si futbollist.
Kontaktet kanë nisur dhe shumë shpejt mund të ketë një konkretizim të marrëveshjes, teksa zikaltrit do të humbisnin një ‘’as’’ në mesfushë.