Ismet Munishi është në thumb të kritikave! Humbja e sotme e Gjilanit si vendas me rezultat 3:2 nga Ulpiana e Lipjanit, gjithsesi se edhe Ismet Munishin e mundon me shumë se çdo kënd tjetër.
Munishi si kryetrajner i Gjilanit, si askush tjetër i do fitoret dhe kreun e tabelës, por futbolli është sport i paparashikueshëm, jo gjithmonë fiton favoriti!
Munishi sot me Gjilanin u njoftuan me humbjen e parë, por duket se disa nga tifozë gjilanas nuk mund të përpijnë këtë madje disa kërkojnë edhe largimin e tij.
Gjilani ka vetëm një humbje deri me tash dhe nuk “pushkatohet” kryetrajneri për një humbje sepse ky është vetëm fillimi i kampionatit!
Për këtë vendosin strukturat e klubit, shkarkohet apo jo, por edhe të sulmohet aq ashpër për një humbje pas pesë jave, është pak edhe e pakuptueshme.
Është më së evidente që Gjilani nuk ka më shumë se 1 fitore, 3 barazime, kjo i ka revoltuar disa tifozë, për faktin se është një rendiment jo i kënaqshëm! Nuk është as hera e parë e as fundit, që skuadrat në start të kampionatit të mos arrijnë pritshmëritë, sidomos ato që pretendojnë titullin e kampionit, t’ju hasë sharra në gozhdë pastaj të këndellen!
E kemi rastin e freskët me Prishtinën e cila në edicionin e kaluar tmerrësisht e kishte nisur edicionin e ri, nuk e shkarkuan trajnerin Zekirija Ramadanin por që ky durim iu shpërblye në fund, u shpallen kampion të Kosovës. Andaj nuk kërkohet koka e trajnerit siç thuhet në zhargonin sportiv, pse sot ka pësuar humbje,