I kënaqur pjesërisht trajneri i Kukësit Diego Longo pas fitores 3-1 që arriti skuadra e tij ndaj Kastriotit në Elbasan Arena. Në intervistën për Supersport trajneri i verilindorëve theksoi se Kukësi duhet t’i kishte shfrytëzuar më mirë rastet që iu paraqitën dhe duhet të kishte fituar më thellë.
”Sigurisht e prisja që skuadra të fitonte, po pres dhe fitoren në javën e tretë. Ne hyjmë në fushë vetëm për fitore. Nuk është e lehtë sepse të gjitha ekipet këtu janë të forta, por ne do të bëjmë maksimumin për të fituar”.
“3 lojtarët që kanë spikatur? Nuk mund të them që jam i lumtur vetëm me sulmuesit, por jam i lumtur me të gjithë ekipin, sepse nuk është vetëm sulmuesi që luan, por i gjithë ekipi duhet ta ndihmojë”.
“Rezultati? Të them të drejtën nuk jam shumë i kënaqur sepse kishim 15 raste të pastra për të shënuar dhe realizuam vetëm 3, duhet të jemi më pragmatistë sepse me skuadrat e mëdha bëhet më e vështirë”.
“Mendoj se Taipi është lojtar shumë i mirë, fantastik, e kam njohur dhe më përpara”, u shpreh Longo.