Lazio mezi e ndali një pikë në "Olimpico", duke barazuar me rezultat 2:2 me Cagliarin.
Një pikë e madhe për Cagliarin, të cilët shtatë minutat e fundit e ndanë nga fitorja.
Për Lazion shënuan Immobile (45'), Cataldi (83') dhe për Cagliarin Joao Pedrio (46') e Balde (62').
Futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, u paraqit standard për Lazion.
Pas javës së 4-të në Serie A në futboll, Lazio renditet në vend të shtatë me 7 pikë dhe Cagliari në të 18-tin me 2 pikë.