Borusia e Dortmundit ka marrë një fitore me goleadë në javën e 5-të të Bundesligës duke mposhtur 4:2 Unionin e Berlinit.
Dhe në këtë sfidë u bë protagonist i përhershimi Erling Haland që realizoi një dygolësh. Verdhezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh 2-0 me gola të Gerreros dhe Haland.
Në pjesën e dytë Fridrish shkaktoi autogol në dëm të skuadrës së tij, ndërsa Kruze ngushtoi përkohësisht shifrat për miqtë.
Në minutën e 81-të, Voglsamer realizoi dhe të dytin për Unionin e Berlinit, por Haland iu kundërpërgjigj shumë shpejtë duke shënuar sërish pas dy minutash.
Dortmundi ngjitet në vendin e dytë në kampionat në kuotën e 12 pikëve, duke u bërë presion Bajernit kryesues që ka 1 pikë më shumë.