Sport Club “Gjilani” nuk e ka nisur ashtu sic është pritur sezonin 2021/2022 në Superligën e Kosovës në futboll.
Sot “kuqebardhët” u befasuan në shtëpi ku u mposhtën nga Ulpiana me rezultatin, 2-3, shkruan Sheshi.
Për ecurinë e Gjilanit dhe dy ndeshjet e fundit ka folur kryetrajneri, Afrim Tovërlani
“Gjilani në Prishtinë me shumë fat arriti ta fitoi një pike në mesjavë, nuk e pash një Gjilan të organizuar”.
“Mesfusha e tyre lënë shumë për të dëshiruar, poashtu edhe faza e sulmit. Kurse, humbje e sotme ndaj Ulpianës e kthen shumë mbrapa, duke e ditur se çfarë ka investuar në afatin kalimtar”.
“Gjilani në këto pesë ndeshje nuk ka bindur as me lojë e as me rezultate”, ka thënë Tovërlani në emisionin ‘Dueli Sportiv’
Skuadra e bardhekuqe në pesë xhirot e para ka arritur t’i mbledhë 6 pikë.