Trajneri i Juventusit Maximiliano Allegri ka marr përgjegjësinë për barazimin 1-1 ndaj Milanit edhe pse ata ishin në epërsi që nga minuta e katërt e ndeshjes pas golit të Alvaro Moratas.
Juventusi vazhdon të mos ketë asnjë fitore edhe pas katër ndeshjeve në edicionin e ri të Serie-A ku pas katër ndeshjeve ka dy barazime dhe dy humbje, përcjellë KosovaPress.
“Në kishim një pjesë të parë shumë të mirë dhe Milani kishte vetëm një rast për gol. Në gjithashtu rrezikuam ta humbim ndeshjen në fund të saj.”, tha Allegri.
“Më duhet të pranojë që bëra gabim tek zëvendësimet. Gabova, është dashur të inkuadrojë më shumë mbrojtës dhe ta mbyllnim ndeshjen me rezultat 1-0. E marr përgjegjësinë për këtë.”, tha më tutje Allegri.
Allegri gjithashtu tha se ndeshja ishte më e vlefshme për Milanin se sa për Juventusin.