Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti zbuloi se ai u largua nga Napoli për shkak të mungesës së ‘harmonisë’ mes tij dhe klubit.
Ancelotti u largua nga Napoli në dhjetor të vitit 2019 dhe iu bashkua Evertonit pas një sezoni e gjysmë te napolitanët.
Ai tha se ishte rruga e drejtë për t’u ndjekur nga të dyja palët, pasi harmonia mungonte mes trajnerit dhe klubit.
“Kalova dy vite të mira atje, kur nuk ka harmoni mes klubit dhe trajnerit, është e drejtë të ndaheni”, tha Ancelotti.