Sonte do të fillojë xhiroja e pestë në Kampionatin e Italisë.
Pas katër xhirove të para Napoli prin në tabel me 12 pikë, dy më shumë se Interi e Milani që renditen në pozitat 2 dhe 3.
Sot në program janë tri ndeshje interesante në xhiron e pestë, fillimisht nga ora 18:30 Bologna e pret në shtëpi Genoan.
Ndërsa nga ora 20:45 zhvillohet dueli mes Atalantas dhe Sassuolos, sfidë ku të dyja ekipet synojnë të marrin vetëm fitore.
Interi ndërkohë është mysafirë te Fiorentina në derbin e kësaj xhiroje sonte nga ora 20:45.
‘Nerazzurët’ presin vetëm fitore pasi janë në garë për titull por nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë Fiorentinës.