Të premten e kaluar, që përkon me 25-vjetorin e ditës kur ai u shfaq në “La Masia” për herë të parë, për të bërë historinë e Barcelonës, Andres Iniesta dha një intervistë për “Goal”.
Në këtë rrëfim, legjenda e klubit blaugrana dhe e Spanjës imagjinon të ardhmen e tij dhe flet për situatën e ekipit të tij të zemrës.
“Ndihem paksa i habitur, sepse kanë kaluar kaq shumë vite, por ishte padyshim një hap i rëndësishëm në jetën time: jo vetëm në nivel sportive, por edhe atë personal.
Unë e mbaj mend gjithmonë si diçka të pabesueshme. Në të gjitha ato vite, për ta thjeshtuar pak, kam përjetuar kohë të mira, por edhe shumë të vështira në fillim, pasi u ndava nga familja ime. Megjithatë, vajtja dhe aktivizimi te Barcelona është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë”.
Pyetjes se çfarë këshille do t’u jepte djemve dhe vajzave të sotëm. “gjeniu” i mesfushës i përgjigjet: “Është e vështirë të japësh këshilla, sepse secili ka historinë e vet, mjedisin e tij dhe mënyrën e të bërit të gjërave. As ajo që kam përjetuar 25 vjet më parë nuk mund të krahasohet me përvojat e djemve dhe vajzave të sotme.
Unë iu përkushtua asaj sfide 100%, duke e ditur se ishte një ëndërr, diçka që doja të realizoja për vete dhe familjen. Kisha një besim të verbër në shansin tim te Barcelona”.